​Premier Liga angleze vjen me disa ndeshje interesante

​Premier Liga angleze vjen me disa ndeshje interesante

Xhiro e pestë e Premier Ligës angleze do të vazhdojë sot, ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Mbrëmë, në kuadër të kësaj xhiroje, u zhvillua ndeshja mes Leeds United e Newcastle, takim ky që përfundoi pa fitues me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë mes Wolverhampton e Brentford, kurse dy nga takimet më interesante do të jenë mes Liverpool e Crystal Palace dhe Manchester Cityt e Southampton.

Pas katër xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson Manchester United me 10 pikë, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpooli e Evertoni.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet skuadra e Norwich Cityt, ku pas katër ndeshjeve nuk e ka asnjë pikë të arkëtuar.

Programin e plotë të ndeshjeve që do të zhvillohen sot në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.


13:30 Wolverhampton – Brentford (Stadiumi Molineux)

16:00 Burnley – Arsenal (Stadiumi Turf Moor)

16:00 Liverpool – Crystal Palace (Stadiumi Anfield Road)

16:00 Manchester City – Southampton (Stadiumi Etihad)

16:00 Norwich City – Watford (Stadiumi Carrow Road)

18:30 Aston Villa – Everton (Stadiumi Villa Park)

Lexo edhe

Video