​Premier Liga angleze, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

​Premier Liga angleze, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Premier Liga angleze ka vazhduar sot me xhiron e gjashtë të sezonit të ri 2021/22, ku kemi pasur rastin të shohim disa rezultate tejet interesante.

Kryendeshja e sotme ishte ajo mes kampionit evropian Chelseat dhe atij anglez Manchester Cityt, në të cilën triumfoi ky i fundit me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Manchester United dhe Aston Villa, takim ky që përfundoi me humbje minimale 1:0 të “Djajve të Kuq”.

Ndeshja e fundit e programit të sotëm ishte ajo mes Brentford dhe Liverpool, në të cilën nuk pati fitues, pasi që rezultati final ishte 3:3.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Liverpoolit me 14 pikë, një më shumë së Manchester City, Chelsea, Manchester United dhe Everton.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Leeds United me tre pikë, Burnley me dy sosh, dhe me asnjë pikë të arkëtuar deri tani është skuadra e Milot Rashicës Norwich City.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të sotme në Prermier Ligën angleze i gjeni më poshtë.


Chelsea 0 – 1 Manchester City

Manchester United 0 – 1 Aston Villa

Everton 2 – 0 Norwich City

Leeds United 1 – 2 West Ham United

Leicester City 2 – 2 Burnley

Watford 1 – 1 Newcastle United

Brentford 3 – 3 Liverpool

Lexo edhe

Video

error: