​Prania tronditëse e agjentëve sekretë rusë në Serbi, kërkohet që të merret në pyetje shefi i BIA-së

​Prania tronditëse e agjentëve sekretë rusë në Serbi, kërkohet që të merret në pyetje shefi i BIA-së

Forumi për Siguri dhe Demokraci (FBD) paralajmëron se prania e agjentëve sekretë rusë në Serbi është tronditëse.

Sipas tyre, infiltrimi i tyre është i pranishëm në institucionet më të rëndësishme të shtetit serb.

FBD thekson se këto pretendime kanë mbetur pa asnjë reagim dhe përgjigje adekuate dhe se janë heshtur nga strukturat shtetërore, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.


“Vëmë re se mediat kanë humbur rastin të pyesin drejtorin e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Bratislav Gasiq për këto pretendime, një nga përgjegjësit më të drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për këto akuza të bujshme dhe alarmante”, thuhet në reagimin e FBD-së.

Aktualisht, nga raportimet e mediave, në Serbi janë 4,036 agjentë rusë, prej tyre 27 janë në Qeveri, 7 në Presidencë, 86 në Ministrinë e Mbrojtjes, 64 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 113 në BIA dhe pjesa më e madhe është në organizata jo-qeveritare, bashkësi fetare dhe institucione të tjera.

Në fund, ata thonë se nga të gjitha institucionet kompetente shtetërore që sa më shpejt të përcaktohen në lidhje me pretendimet e përmendura.

Lexo edhe

Video