​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e bashkëpunimit edhe me Kosovën

Posta Shqiptare pjesë e Panairit Klik Ekspo Group në Tiranë, ku prezanton 109 vite histori bashkë me produktet e saj novatore. Drejtori i Postës, Ervin Bushati flet për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, janë hapur dyert për ditën e tretë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Mbi 200 kompani të fushave të ndryshme nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të Evropës, po marrin pjesë në panairin e organizuar nga Klik Ekspo Group.

Drejtori i kompanisë më të vjetër shqiptare, Posta Shqiptare, Ervin Bushati thotë se është lajm i mirë që shumë vende të Ballkanit janë prezente në Tiranë. Udhëheqësi i Postës Shqiptare shton se ndërlidhja mes kompanive ndikon në rritjen e mirëqenies, ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më konkurrente dhe vlerës së shtuar për konsumatorët.

“Posta është kompania më e vjetër në Shqipëri. Pra, ka filluar gjashtë ditë pas shpalljes së pavarësisë. Kështu që prej 1912, posta ka qenë prezente për të shpërndarë lajmin e mirë të pavarësisë në të gjithë Shqipërinë. Në atë kohë ka qenë në nivelin e një Ministrie të Postës së Telekomunikacionit, ka qenë vertikale, jetike për të dhënë kudo njoftimin e shpalljes të mëmësisë së Shqipërisë nga Turqia”, thotë Bushati.

Bushati thekson se Kosova e Shqipëria duhet të zhvillohen si një ekonomi.

“Shpresoj që në këto fusha ne të fillojmë të koordinojmë sa më shumë pas mbledhjes së qeverive në Elbasan. Gjithë e dimë dhe të gjithë kuptojmë që si një komb, si një shoqëri dhe si një ekonomi duhet të zhvillohemi sa më shumë, të kemi këto sfida të përbashkëta të kthyera në mundësi dhe oportunitete më shumë se sa vështirësi. Mendoj qe çdo hap që është ndërmarrë deri më sot, shkon në punën e mbarë që kemi pasur per një të ardhme sa më të mirë për dy krahët e shoqërisë sonë”, thekson ai.

Drejtori i Postës Shqiptare flet për KosovaPress edhe për vështirësitë financiare në dy vitet e fundit.

“Edhe 2020-ta ka qenë një vit i vështirë nga ana financiare. Megjithatë, ne jemi detyruar që të vazhdojmë dhe të japim shërbimet para se të jetë një kompani në sensin e vetëm të formatit të biznesit apo financiar, është një kompani me një mision social. Ndaj ne këtë mision nuk e kemi ndalur asnjë ditë, duke dalë edhe me humbje, shpeshherë për të vazhduar dhe për të dhënë shërbimet tona. Nga posta dhe me postën kanë të lidhur mënyrën e jetesës pothuajse të gjithë pensionistët, kryejnë pagesat, kështu që nuk mund të ndalonte”, shton ai.

Në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit për herë të parë marrin pjesë kompani nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Organizuar nga Klik Ekspo Group, është edicioni i 27-të dhe është i hapur edhe nesër.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) janë sponsor medial të këtij panairi. Të dy këto me stendat e tyre janë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit. /Sh.Pajaziti

Lexo edhe

Video

5 Comments

  • […] ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e bashkëpu… Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta organizojmë bashkë me Kosovën ​KosovaPress merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë Panairi “Klik Ekspo Group”, ekspozohen produktet e bizneseve rajonale Në Tiranë hapet panairi ndërkombëtar i biznesit “Klik Ekspo Group” Krasniqi: Kemi nevojë për fuqizim të infrastrukturës ligjore dhe mbrojtjen e bizneseve tona Hajdinaga: Kosova ka ndikuar në ringjalljen e sektorit të turizmit në Ulqin […]

  • […] Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6 ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e bashkëpu… Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta […]

  • […] tri projektet Muçostepa: Shumë i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët mes WB6 ​Posta Shqiptare pjesë e Panarit të Tiranës, drejtori Bushati flet për mundësitë e bashkëpu… Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta […]

Komentet janë të mbyllura.

error: