​Policia thotë se në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës morën pjesë rreth 200 protestues

​Policia thotë se në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës morën pjesë rreth 200 protestues

“Asnji cent më shumë”, “Ngrohja nuk është komoditet”, “Lësho rrymën” ishin disa nga mbishkrimet që u vendosen në pankartat me të cilat disa qytetarë protestuan për ta kundërshtuar paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e rrymës.

E sipas policisë në protestën e së mërkurës morën pjesë rreth 200 qytetarë.


Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se protesta që zgjati për rreth gjysmë ore ka përfunduar pa ndonjë incident.

“Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video