​Policia konfiskon armën me të cilën u vra 23-vjeçari në Klinë

​Policia konfiskon armën me të cilën u vra 23-vjeçari në Klinë

Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pistoletën me të cilën u vra para dy ditësh 23-vjeçari në fshatin Volljakë të Klinës.

“Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.


Të enjten në mbrëmje pas orës 20:00 pas një konflikti, mbeti i vrarë një 23-vjeçar ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë nga arma e zjarrit dhe mjete të forta.

Të lënduarit fillimisht ishin dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e 23-vjeçarit.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë pesë të dyshuar.

Lexo edhe

Video