​Policia jep detaje rreth vdekjes së punëtorit të KEK-ut

​Policia jep detaje rreth vdekjes së punëtorit të KEK-ut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së Besim Ibrahimit, punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit. Policia thotë se informatat e para i mori në ora 14:00 për një vdekje të dyshimtë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55-vjec.


Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxehëse elektrike.

“Megjithë dyshimet e ngritura policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion”, sqaron policia.

Ndërkohë, vet Korporata Energjetike e Kosovës ka ngushëlluar familjen Ibrahimi për vdekjen e familjarit.

“Të tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta i kolegut Besim Ibrahimi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë. U prefsh në paqe Besim!”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

Lexo edhe

Video