Sigurimit të Spitalit të Gjakovës ia morën qaforen e arit në vlerë 1800 euro, ia thyen edhe Iphonen

Sigurimit të Spitalit të Gjakovës ia morën qaforen e arit në vlerë 1800 euro, ia thyen edhe Iphonen

Në orët e para të ditës ë mërkurë, një punëtor i sigurimit të Spitalit të Gjakovës është sulmuar nga tre persona. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, dha për KosovaPress detaje se si ka rrjedhur ngjarja duke konfirmuar se përpos dhunës, personat i kanë marrë sigurimit edhe një qafore ari me vlerë 1800 euro si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.

Sipas Xhurkajt, rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover”.


Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor por që tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit.

“Të njëjtit, pra personat e panjohur, e kanë sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kanë marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kanë thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur”, tha Xhurkaj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbeten te paidentifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi.

Lexo edhe

Video

error: