​Policia flet për mbarëvajtjen e protestës së sotme: Ishte e qetë dhe pa incidente

​Policia flet për mbarëvajtjen e protestës së sotme: Ishte e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës (PK) përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së, ku ka thënë se protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Përmes kësaj komunikate, Policia ka falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për sjelljen dhe bashkëpunimin e treguar me zyrtarët policorë.

“Konsiderojmë se të gjitha veprimet policore janë realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi në harmoni të plotë me procedurat ligjore që aplikohen dhe në asnjë rast të vetëm nuk do të veprohet në kundërshtim me to”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se përgatitjet i kishte bërë një ditë më parë.

Po ashtu, po aty thuhet se “në të gjitha rastet veprimet policore janë realizuar konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, mbrojtjen e pronës private dhe asaj publike”.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, ashtu siç e ka bërë të ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar dje me 15 qershor 2022, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së”, thuhet në komunikatë.

Asnjë veprim i Policisë së Kosovës nuk është ndërmarr në kundërshtim me procedurat e parapara ligjore, ku specifikohen qartë veprimet policore në rast të nevojës për ndërhyrje apo ndërmarrje të ndonjë veprimi policor në interes të mbrojtjes dhe ofrimit të sigurisë për personat dhe objektet e rëndësisë së veçantë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Arrestohet Dardan Molliqaj Molliqaj para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme Bashkë me Molliqajn u arrestuan edhe Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati e Korab Korça ​Policia flet për mbarëvajtjen e protestës së sotme: Ishte e qetë dhe pa incidente […]

Komentet janë të mbyllura.