​Policia aksion në 5 komuna, ja çfarë u gjet

Policia e Kosovës ka nisur në orët e hershme të mëngjesit një aksion të gjerë kundër krimit të organizuar në pesë komuna, në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe në Mitrovicë. Me këtë rast janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 bimë të llojit kanabis, para të gatshme e disa telefona, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.


Ai ka thënë për KosovaPress se janë arrestuar disa persona dhe se aksioni po vazhdon ende.

“Janë bastisur 13 lokacione, ku gjatë bastisjeve janë konfiskuar disa lloje të ndryshme të armëve, lloje të ndryshme të narkotikëve, para të gatshme, telefona të cilët do të shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështjeje penale. Po ashtu në një fshat të Komunës së Istogut janë gjetur të mbjella rreth 92 bimë të llojit kanabis, ku të njëjtat janë asgjësuar nga njësitet relevante policore. Aksioni është duke ndodhur ende”, tha ai derisa shtoi se të arrestuarit janë duke u intervistuar.

Lexo edhe

Video