Policët serbë kanë filluar sot nga ora 8:00 të dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre në stacionin policor në veri të Mitrovicës, raporton KososvaPress.
Dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë ditës së sotme me orare të ndryshme.
Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot por nëpër stacionet e këtyre komunave.
Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat.
3 Comments
Komentet janë të mbyllura.