​Pogba vjen me deklaratë të papritur pas fitores së thellë ndaj Romës

​Pogba vjen me deklaratë të papritur pas fitores së thellë ndaj Romës

Paul Pogba e ka paralamëruar Manchester Unitedin se fitorja e tyre në ndeshjen e parë me rezultat 6-2 ndaj Romës nuk është një garanci për të arritur në finalen e Europa League.

“Giallorossët” kishin kaluar në epërsi 2-1 në pjesën e parë, por humbi treshen Jordan Veretout, Pau Lopez dhe Leonardo Spinazzolan për shkak të lëndimeve në 37 minutat e para.


Kjo bëri që të bie intensiteti i lojës te skuadra italiane dhe në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” morën kontrollin e lojës, përcjell KosovaPress.

“Rezultati është pozitiv por nuk ka përfunduar asgjë. Ne do të duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë një lojë të bukur me të njëjtin mentalitet, ”tha Pogba për “BT Sport”.

“Në pjesën e parë kemi pasur dy gabime dhe kemi pësuar dy gola. Në pushimin pas pjesës së parë ne folëm së bashku me trajnerin dhe i thamë njëri-tjetrit që duhet t’i bëjmë gjërat e thjeshta dhe të luajmë bukur si dhe të shënojmë shumë gola.”, tha mesfushori nga Franca.

Lexo edhe

Video

error: