​Podujevë, plagoset një person pas të shtënave në një lokal

​Podujevë, plagoset një person pas të shtënave në një lokal

Një person është plagosur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës që tha se ngjarja ka ndodhur në një lokal në orën 02:30.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa personi i dyshuar ndodhet në arrati.


“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa në Lipjan një person humbi jetën si pasojë e të shtënave dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. 

Lexo edhe

Video