​Po shkëlqen në Euro 2020, Reali, PSG e Barcelona hidhen në kërkim të yllit italian

​Po shkëlqen në Euro 2020, Reali, PSG e Barcelona hidhen në kërkim të yllit italian

Sipas “Sky Sport Italia”, Barcelona dhe PSG kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Romës dhe Italisë Leonardo Spinazzola.

28-vjeçari po shkëlqen në Euro 2020 dhe u shpall lojtari më i mirë në dy nga katër ndeshjet e Italisë deri më tani.

Spinazzola thuhet se ka tërhequr interes nga Real Madridi me agjentin e tij Davide Lippi i cili u takua me përfaqësuesit e gjigantëve të La Ligas dy javë më parë.

Tani, sipas “Sky Sport Italia”, Barcelona dhe PSG janë bashkuar në garën për të nënshkruar me ish-mbrojtësin e Atalantas dhe Juventusit.


Të dy klubet thuhet se kërkuan informacione në lidhje me Spinazzolan, i cili shënoi dy gola dhe nëntë asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat për klubi e tij në sezonin 2020-21.

Ndryshe “La Gazzetta dello Sport” ditë më parë pretendoi se Roma nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare për lojtarin në fjalë.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë duke qenë se ata janë në prag të shitjes së Junior Firpo te Leeds United.

Spinazzola u bashkua me Romën nga Juventusi në verën e vitit 2018 në një marrëveshje shkëmbimi lojtar plus-para me Luca Pellegrinin.

Lexo edhe

Video