​Pjesa e parë: Drita e Drenica luajnë baras sikurse Llapi e Malisheva

​Pjesa e parë: Drita e Drenica luajnë baras sikurse Llapi e Malisheva

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Dritës është duke barazuar 1:1 me Drenicën, përcjell KosovaPress.

Rezultatin i pari e zhbllokoi Blendi Baftiu, i cili kaloi gjilanasit në epërsi qysh në minutën e 4’ të ndeshjes.

Ndërkaq, shifrat në 1:1 për Drenicën i barazoi Archange Koxy në minutën e 42’ nga pika e bardhë.

Po ashtu, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, ku pjesa e parë i mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.


Golin për Llapin e shënoi Benjamin Emini në minutën e 32’, kurse shifrat në 1:1 i barazoi Hajdini në minutën e 45+1’ të ndeshjes.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 1:1 Drenica

Dukagjini 2:1 Ferizaj

Llapi 1:1 Malisheva  

Lexo edhe

Video