​Piramida e Aftësive të Menaxhimit iu ndihmon të bëheni menaxherë të suksesshëm

​Piramida e Aftësive të Menaxhimit iu ndihmon të bëheni menaxherë të suksesshëm

Zhvillimi si menaxher/e kërkon angazhim të vazhdueshëm, për t’i zotëruar aftësitë dhe sjelljet e reja që u duhen atyre në këtë pozitë. Nëse keni synim pozita menaxheriale, por nuk e dini saktësisht se cilat aftësi duhet t’i keni atëherë marrja e njohurive është shumë e thjeshtë. Konsulentja për udhëheqjen dhe autorja, Kammy Haynes, ofron disa udhëzime se ku, kur dhe si të zhvillohet një udhëheqës i suksesshëm, përmes Piramidës së Aftësive të Menaxhimit.

Piramida e Aftësive të Menaxhimit

Për të qenë të suksesshëm ka shumë aftësi që menaxherët duhet t’i kultivojnë, prandaj mund të duket si detyrë e frikshme. Por, nuk është kështu sepse, teoria e Piramidës jep një pamje të qartë sesi këto aftësi funksionojnë së bashku.

Niveli i parë i piramidës

Pjesa e parë e Piramidës së Aftësive të Menaxhimit tregon aftësitë themelore që një menaxher duhet t’i zotërojë. Këto aftësitë duhet t’i kenë për t’u siguruar që puna e organizatës po e ofron ritmin, cilësinë dhe koston e duhur. Këto pra, e përbëjnë bazën e punës së menaxhimit.

Plani: Përcaktoni nevojat për burime dhe investime të nevojshme! Planifikoni aktivitetet dhe ekipet e punës, si dhe planifikoni për nevojat e së ardhmes.

Organizoni: Strukturoni ekipet e punës! Përcaktoni strukturën e raportit, si dhe krijoni procese për bashkëpunim!

Drejtoni: Jepni udhëzime ditore për të përfituar përformancë në përputhje me standardet e kompanisë.

Kontrolloni: Monitoroni, gjurmoni dhe raportoni mbi prodhimin, efikasitetin, koston dhe cilësinë!

Niveli i dytë i piramidës

Përtej detyrave mbikëqyrëse të menaxhimit, ky nivel ju sfidon që t’i kultivoni dhe forconi aftësitë tuaja të menaxhimit të njerëzve. Këto shpesh referohen edhe si “aftësi të buta”. Aftësitë e tilla përdoren për ta motivuar dhe zhvilluar stafin tuaj.


Motivimi: Krijimi i një mjedisi që i nxitë njerëzit të angazhohen dhe të japin përpjekjet e tyre më të mira.

Trajnimi: Sigurohuni që anëtarët e ekipit tuaj të kenë aftësitë dhe njohuritë themelore që u nevojiten, për të ekzekutuar detyrat e departamentit tuaj!

Stërvitja: Ndihmoni anëtarët e ekipit tuaj të zbulojnë sesi të përmirësojnë performancën dhe sjelljet në mbështetje të arritjeve më të larta individuale dhe grupore!

Përfshirja e punonjësve: Nxitja e bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve dhe inovacionin në ndjekjen e detyrave të përditshme të punës.

Niveli i tretë i piramidës

Gjatë kohës sa i forconi aftësitë tuaja në nivelet më të ulëta të piramidës, vetë-zhvillimi bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm. Aftësitë e nivelit të tretë përfshijnë:

Vetë-menaxhimi: Motivimi dhe angazhimi me të tjerët, gjersa përballeni me sfidat e punës së përditshme dhe jetës së menaxhimit.

Menaxhimi i kohës: Duke ditur se si dhe ku ta investoni kohën tuaj gjatë gjithë ditës.

Madje menaxhimi i kohës shpesh konsiderohet si parësor në nivelin e tretë. Marrja nën kontroll e orarit tuaj siguron që të kuptoni që koha është burimi juaj më i çmuar. Menaxherët e nivelit të lartë e dinë që ata mund të investojnë kohën e tyre ose ta humbasin atë. Prandaj, ata ruajnë kohën e tyre dhe e konsiderojnë atë të rëndësishëm njëjtë si burimet financiare.

Niveli më i lartë i aftësive të piramidës

Në Piramidën e Aftësive të Menaxhimit, udhëheqja është kulmi. Sepse udhëheqësit janë shpesh menaxherë, por jo çdo menaxher është udhëheqës.

Udhëheqësit janë të përqendruar më shumë në përcaktimin e një drejtimi, krijimin e një vizioni dhe sigurimin që strategjia të jetë në përputhje me vlerat dhe misionin e firmës, dhe më pak në detyrat e vogla ose nevojat afatshkurtra. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: