​Pezullimi i ndeshjes Brazil-Argjentinë, FIFA lëshon deklaratë zyrtare

​Pezullimi i ndeshjes Brazil-Argjentinë, FIFA lëshon deklaratë zyrtare

Organi më i lartë i futbollit FIFA ka lëshuar sot një deklaratë zyrtare pas pezullimit të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Brazilit dhe Argjentinës të dielën.

Ndeshja në “Corinthians Arena” u ndal pak minuta pas fillimit kur autoritetet shëndetësore qortuan tre lojtarë të Argjentinës për shkeljen e rregullave të Covid-19.


Vizitorët përfundimisht u larguan nga fusha dhe afërsisht një orë pasi u ndërpre loja Trupi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL konfirmoi pezullimin e saj, dhe tani FIFA është zotuar se do të shikojë incidentin në më shumë detaje, përcjellë KosovaPress.

“FIFA ndjen keqardhje për skenat që i paraprinë pezullimit të ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset CONMEBOL të Kupës së Botës 2022 që penguan miliona tifozë të shijojnë një ndeshje midis dy prej kombeve më të rëndësishme të futbollit në botë,” thuhet në deklaratën e tyre.

“Raportet zyrtare të ndeshjes së parë i janë dërguar FIFA -s. Ky informacion do të analizohet nga organet disiplinore kompetente dhe një vendim do të merret në kohën e duhur.”, përfundon deklarata e lëshuar nga FIFA.

Lexo edhe

Video