​Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

​Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Petkoviq ishte paraparë që të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së premte dhe të shtunë.

Nga kjo zyrë kanë treguar për arsyet e vizitës që Petkoviq do ta bënte në Kosovë.


“Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen  në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rënd sociale dhe tu ofrojë ndihmë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

Tutje thuhet edhe se ky është ndalimi i tretë për Petkoviqin.

“Është më se e qartë se Prishtina e filloi fushatën zgjedhore edhe para afatit zyrtar, e cila, si rregull, gjithnjë thyet mbi kurrizin e popullit serb. Ky është ndalimi i tretë i Prishtinës për drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe negociatorit kryesor serb në dialogun teknik, dhe kjo vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin. Më parë, Petkoviç ishte parandaluar të dërgonte ndihmë për familjet e përmbytura në fillim të vitit dhe të vizitonte djalin e lënduar Luka Dimitrijević nga Gračanica. Është kjo shkelje flagrante e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes për vizitat e zyrtarëve. Ky ndalim dhe sjellje kundërligjore e Prishtinës sigurisht që do të jetë tema e bisedimeve të ardhshme në Bruksel, veçanërisht duke pasur parasysh se vizita u njoftua me kohë dhe në përputhje me marrëveshjen. Posaqërishtë  është i pa bazë ,,arsyetimi” i Prishtinës se arsyeja e ndalimit të vizitës  është vendosja e gurthemelit  për ndërtesën e re të Universitetit të Mitrovicës gjatë vizitës së mëparshme, sepse nuk ka asnjë mënyrë që dikush të ndalojë Beogradin zyrtar të ndihmojë njerëzit e saj. Dy vizitat e mëparshme ishin gjithashtu në shenjë të shënimit të datave të rëndësishme – përvjetorit të krimit në Staro Gracko dhe festimit në Prolluzhë, dhe askush nuk mund të na e heqë këtë të drejtë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: