​Pesë të dehur sulmojnë fizikisht infermierin në Mitrovicë

​Pesë të dehur sulmojnë fizikisht infermierin në Mitrovicë

Një infermier i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga pesë persona në orët e para të së hënës.

Të dyshuarit thuhet se kanë qenë të dehur kur kanë shkuar pranë Emergjencës së këtij spitali në ora 03:20 dhe kanë sulmuar infermierin me inicialet F.M..


“Në oborrin e spitalit kanë ardhur 5 qytetarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te spitalit për t’i dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart që paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit të infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, u tha nga spitali “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Ky spital thotë se dënon ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor.

Lexo edhe

Video