Ballafaqimi ndërmjet Bashkimit dhe Pejës që ishte planifikuar të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 është shtyrë për shkak se temperaturat në palestër ishin shumë të ulëta.
Por, menjëherë pas vendimit për shterje, klubi i basketbollit Peja ka cekur edhe një arsye tjetër që çoi në moszhvillimin e ndeshjes, raporton KosovaPress.
Sipas tyre, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë nuk kishte edhe siguri të mjaftueshme.
“Për shkak të ftohtit të madh në palestër dhe mungesës së sigurisë së paraparë në proporcionet e garave ndeshja e sotme e paraparë ndërmjet Bashkimit dhe Pejës nuk u zhvillua”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Orari i ri i ndeshjes duhet të përcaktohet brenda 24 orëve.