​Përqafimi tejet i veçantë Klopp-Guardiola pas derbit

​Përqafimi tejet i veçantë Klopp-Guardiola pas derbit

Derbi i Premier Ligës ndërmjet  Manchester Cityt dhe Liverpoolit u mbyll pa fitues të dielën por dhuroi hiç më pak se katër gola dhe dhuroi spektakël.

Pas ndeshje të dy trajnerët dukeshin të lumtur për atë se çfarë shfaqën lojtarët në fushë dhe patën një përshëndetje tejet të ngrohtë mes tyre, transmeton KosovaPress.


Pep Guardiola përshëndeti gjermanin Jurgen Klopp me një shtrëngim duarsh dhe përqafim jashtëzakonisht energjik në fund të ndeshjes pasi Manchester City dhe Liverpool luajtën me barazim 2-2.

“Qytetarët” kaluan dy herë në epërsi përmes Kevin De Bruyne dhe Gabriel Jesus, por Diogo Jota dhe Sadio Mane shënuan dy për të siguruar një pikë në fund, duke mbajtur të zjarrtë betejën për titull.

Lexo edhe

Video