​Përplasje në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu tërhiqet nga kryesimi i grupit punues për ligjin anti-Covid

​Përplasje në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu tërhiqet nga kryesimi i grupit punues për ligjin anti-Covid

Kërkesa e kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, drejtuar institucioneve shëndetësore që të mos përgjigjen në pyetjet e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, ka përplasur deputetët në mbledhjen e sotme ku po diskutohet për monitorimin e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, deklaroi se pas ndërhyrjes së kryetares sa komisionit do të tërhiqet nga grupi punues për monitorimit të zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Është ndërhyrje në punën e grupit punues, është minim i punës. Është absurde me iu dërgu e-mail institucioneve për të mos u përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Po ju tregoj unë nuk mund të punoj në një grup punues derisa ju i dërgoni e-mail institucioneve që të mos përgjigjen. Unë nuk do të jem më pjesë e këtij grupi punues”, tha ai.


Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, duke iu përgjigjur deputetit Haxhiu tha se i njëjti ka keqpërdorur në emër të grupit punues.

“E keni keqpërdor në emër të grupit punues, keni dërguar e-mail, keni dalë jashtë fushës së studimit. Ju punoni krye në veti, nuk e respektoni komisionin”, tha ajo.

Sërish ka reaguar deputeti Bekim Haxhiu, i cili tha se nuk po e kupton pse po brengosen për raportet që kanë kërkuar.

“Pse po brengoseni nëse kemi kërkuar raport ditor, pse po brengoseni nuk po ju kuptoj”, tha ai.

Lexo edhe

Video