​Përplasi për vdekje të miturën në Himarë, gjykata lë në burg Arjan Tasen

​Përplasi për vdekje të miturën në Himarë, gjykata lë në burg Arjan Tasen

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka marrë sot vendimin “arrest me burg” për Arjan Tase, drejtuesin e gomones që përplasi për vdekje në plazhin e Potami në Himarë, 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Sipas vendimit të gjyqtares Vjola Canaj, siguruar nga RTSH, Tase akuzohet si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”.

“Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest me burg” parashikuar nga neni 238 të Kodit të procedurës Penale.“Ngarkohet policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë, brenda 5 ditëve. Gjyqtare Vjola Canaj”, thuhet në vendim.


Sipas informacioneve, vetë Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Gjatë seancës, ai u ka kërkuar falje familjarëve të 7-vjeçares së ndjerë dhe Policisë së Shtetit.

Fill pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar, Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja./RTSH/

Lexo edhe

Video