​Përfundon seanca në Hagë, dëshmitari i dhjetë do të dëgjohet edhe nesër

​Përfundon seanca në Hagë, dëshmitari i dhjetë do të dëgjohet edhe nesër

Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në Dhomat e Specializuara në Hagë është dëgjuar dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe i njëjti do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së është dëgjuar në seancë të mbyllur përveç një pjesë të shkurtë ku seanca ka vijuar e hapur për publikun.

Aty, dëshmitari me kodin W4674 ka thënë se ka marrë pjesë në zhvarrimin e një personi.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se i ka parë dy trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i panjohur.


Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./G.Kadrija

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Përfundon seanca në Hagë, dëshmitari i dhjetë do të dëgjohet edhe nesër Fillon të dëgjohet dëshmitari i dhjetë në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë Dëshmitari i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës thotë se ka marrë pjesë në zhvarrimin e një personi Edhe dëshimtari i nëntë i ZPS-së në gjykimin ndaj Salih Mustafës dëgjohet në seancë të mbyllur Dëshmitari i tetë në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë po dëgjohet në seancë të mbyllur ​Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë, dëgjimi i dëshmitares së ZPS-së në seancë të mbyllur Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë, flet dëshmitarja e mbrojtur ​Në Hagë fillon të dëgjohet dëshmitari i shtatë në gjykimin ndaj Salih Mustafës Dëshmitari në gjykimin ndaj Mustafës: Më vonë e kam kuptuar që i akuzuari është përgjegjës i BIA-s ​Dëshmitari në gjykimin ndaj Mustafës: Mosparaqitja para drejtësisë e personave që kryen krime më ka shkaktuar stres Dëshmitari i gjashtë në gjykimin ndaj Mustafës thotë se i ka takuar dy Cala ​Në Hagë po dëgjohet dëshmitari i gjashtë në gjykimin ndaj Salih Mustafës ​Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë Prokuroria përfundon pyetjet për dëshmitarin e pestë në gjykimin ndaj Salih Mustafës Gjykimi ndaj Mustafës, dëshmitari i pestë thotë se ishte pjesë e Brigadës 153 Gjykimi i Salih Mustafës i mbyllur për publikun, nesër përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të tretë në gjykimin e Salih Mustafës Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari ndryshon deklaratat Gjykimi në rastin e Salih Mustafës, dëshmitari: Nuk dua të përmend emrin e të akuzuarit asnjëherë Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi në Hagë vazhdon nesër ​Paraqitet dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës në Hagë Gjykimi i Salih Mustafës, mbrojtësja e viktimave kërkon fond mirëbesimi për viktimat Prokuroria Speciale kërkon që gjykimi ndaj Mustafës të nisë në korrik, mbrojtja e kundërshton Dëshmitari i gjashtë në rastin ndaj Mustafës thotë se është rrahur për shkak të bindjeve politike Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt në procesin gjyqësor kundër Salih Mustafës Gjykimi i Salih Mustafë, dëshmitari i tretë thotë se është maltretuar 18 ditë në Zllashë ​Gjykimi në Hagë, dëshmitari thotë se nuk e ka njohur të akuzuarin por e di që është ai i cili e ka rrahur Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, më 4 tetor paraqitet dëshmitari i tretë Fjalimi i Mustafës në Hagë vijon i mbyllur, ai tha se kohët e fundit po përballet me stres ​Flet dëshmitari i parë në Hagë në rastin e Salih Mustafës: Çdo gjë u bë me urdhër të të akuzuarit ​E quajti ZPS-në Gestapo, gjykatësja i tërheq vërejtjen Mustafës ​Prokurori: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës ishte se i përkisnin një partie tjetër politike Prokuroria në Hagë përmend 16 dëshmitarë dhe një libër në rastin e Salih Mustafës […]

Komentet janë të mbyllura.