​Përfshihen nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë

​Përfshihen nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë

Pasditen e së enjtes, janë përfshirë nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për KosovaPress se  nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu këtë zonë.


Aktualisht policia është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri tek shpërthimi i zjarrit.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tregoi Borovci për KosovaPres.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.