​Përdhunimi i 11-vjeçares, dorëhiqet zyrtari i lartë në SHKK

​Përdhunimi i 11-vjeçares, dorëhiqet zyrtari i lartë në SHKK

Pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares, si akt moral ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve pranë Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ali Gashi.

Gashi ka dhënë dorëheqje pasi njëri nga të dyshuarit ka qenë në mbajtje për disa vepra penale.


“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, u tha në njoftimin zyrtar.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Një ditë më parë, pas këtij rasti ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. 

Lexo edhe

Video