​Për herë të parë, BE importon më shumë gaz nga SHBA sesa nga Rusia

​Për herë të parë, BE importon më shumë gaz nga SHBA sesa nga Rusia

Shkurtimet e fundit drastike të Rusisë në flukset e gazit natyror në BE do të thotë se ky është muaji i parë në histori në të cilin Bashkimi Evropian ka importuar më shumë gaz të lëngshëm (LNG) nga SHBA sesa përmes tubacioneve nga Rusia, deklaroi Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Rënia e ofertës ruse kërkon përpjekje për të ulur kërkesën e BE-së dhe për t’u përgatitur për një dimër të ashpër”, shton ai.

Gjiganti rus “Gazprom” uli prodhimin e gazit me 8,6% në gjashtë muajt e parë të 2022 dhe eksportet në vendet joanëtare të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CSI, ish-republikat sovjetike) me 31%.


Mesatarja ditore e eksporteve në qershor ra 25% krahasuar me majin e kaluar.

Linjat e gazsjellësit “Nord Stream” do të mbyllen nga 11 deri më 21 korrik, tha operatori duke deklaruar se ndërprerja është për shkak të mirëmbajtjes.

“Nga 11 deri më 21 korrik 2022, kompania ‘Nord Stream Ag’ do të kryejë një mbyllje të përkohshme të të dy tubacioneve të ‘Nord Stream’ për të kryer punët e planifikuara të mirëmbajtjes, duke përfshirë testet e komponentëve mekanikë dhe sistemeve të automatizimit për të siguruar funksionimin efektiv, të sigurt dhe të besueshëm të gazsjellësit”, thuhet në mesazhin e ”Nord Stream Ag”.

Lexo edhe

Video