​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

Pensionistët në Kosovë po ankohen se vlera prej 100 eurove e pensioneve nuk po u mjafton t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Ata thonë se ka vite që kanë bërë kërkesë që të ketë ndryshim në ligjin për skemën pensionale, derisa kritikojnë qeverinë aktuale për mos përgjigje në ankesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi për KosovaPress tha se vendi qëndron shumë më keq se shtetet e tjera në rajon, sa i përket vlerës së pensionit.

Lidhur me këtë, Gashi theksoi se kanë bërë disa kërkesa ndër vite në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Punës dhe Transfereve, por ato gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…


Tutje, i pari nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës kërkon nga qeveria aktuale që të miratohet ligji për sigurimet pensionale, derisa tregoi shumën se sa duhet të rriten pensionet.

Ndërkaq, meritat për miratimin e projektligjit që heq kushtin që një pensionist t’i ketë 15 vjet stazh pune për të përfituar pensionin kontribut pagues, Gashi ia atribuon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

KosovaPress ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me kërkesat e pensionistëve, por që deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, në korrik të këtij viti pushteti aktual miratoi ndryshimet në ligjin për pensionet, duke iu mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontributpagues në vlerë prej 260 euro.Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90 llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës./Z.Zeneli/

Lexo edhe

Video