​Peci: Ka besim brenda koalicionit Guxo-LVV

​Peci: Ka besim brenda koalicionit Guxo-LVV

Ministri i Bujqësisë, njëherësh bashkëkryetar i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdonin partneritetin, pasi, sipas tij, ekziston një besim brenda koalicionit Guxo-LVV.

“Fakti që deri në këtë fazë e kemi një partneritet dhe besim brenda koalicionit, fakti që edhe në proces të krijimit të parimeve mbi bazën e të cilës ne do të krijojmë partneritetin në një pjesë të konsiderueshme të këtyre bisedave, duke qenë shef i stafit në presidencë atëherë, thjesht nuk mendoj që ne duhet ta kemi ndonjë partner në këtë fazë tjetër edhe për periudhën e mesme katër-pesë vjeçare, që nënkupton përfundimin e mandatit, ne prapë e shohim partneritetin me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Peci në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.


Ai tha se është i vetëdijshëm për dallimet që i kanë me Vetëvendosjen, por sipas tij, jo domosdoshmërish dallimet ideologjike i bëjnë keq një partneriteti, përkundrazi, siç tha ai, janë frytdhënëse.

“Jo domosdoshmërish çështjet e profileve ideologjike i bëjnë keq një partneriteti, përkundrazi mund të jetë një debat i frytshëm për shumë tematika, ta zëmë për sektorin e arsimit, shëndetësisë, është debat i frytshëm, qasja që duhet ndjekur në mes të sektorit privat të arsimit dhe të ofrimit të shërbimeve shëndetësore të institucioneve shëndetësore edhe çështja që rëndom të majtat e kanë pjesën e sforcimit të institucioneve ose mekanizmave qoftë arsimorë ose shëndetësorë në ofrimin e fuqizimit të institucioneve publike”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video