​PDK pas takimit me Hovenier: Do të japim kontribut gjithmonë për interesin e shtetit dhe qytetarëve

​PDK pas takimit me Hovenier: Do të japim kontribut gjithmonë për interesin e shtetit dhe qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas takimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka vlerësuar lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.


Në deklaratën e PDK-së thuhet se gjithmonë kanë mbështetje dhe se kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila sipas partisë është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

Aty thuhet se PDK do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.

Lexo edhe

Video