​PDK bojkoton seancën, shkak mos përfshirja e veteranëve në pagën minimale

​PDK bojkoton seancën, shkak mos përfshirja e veteranëve në pagën minimale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar që Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të mos përfshirjes së veteranëve të UÇK-së në projektligjin për pagën minimale.

“Në vend se të kishim sot debat për nivelin e pagës minimale për të vendosur pak më shumë drejtësi, qeveria ka vendosur që të bëjë padrejtësinë më të madhe e më të turpshme ndaj atyre që janë pjesë e dinjitetit tonë kombëtar e historik. Prandaj, injorimi dhe mos përfshirja e kompensimit të veteranëve të UÇK-së në ligjin për pagën minimale është një turp, pjesë e të cilit ne nuk do të bëhemi kurrë dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm. Mbi këtë bazë, Partia Demokratike e Kosovës sot nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Para se e njëjta të fillojë, dua që nga këtu t’i bëj thirrje edhe një herë qeverisë që ta kthejë prapa këtë projektligj dhe mos ta procedojë tutje për miratim”, theksoi kryetari i PDK-së.


Krasniqi tha se injorimi i veteranëve nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është turp i madh, pjesë e të cilit Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet kurrë dhe do ta kundërshtojë fuqishëm.

“Duke vendosur njëanshëm dhe në mënyrë të turpshme që të përrjashtoj kategoritë e veteranëve të uck nga ky ri përcaktim i pagës minimale. Veteranët e uck janë më meritorër për lirinë tonë. Shteti ynë e pavarësia jonë e ka në themel luftën për liri të këtyre burravs e frave që kanë rrezikuar jetën dhe kanë lënë pjesët e trupit nëpër vija të frontit. Ata janë manifestim i gjallë i sakrificës tonë kolektive për liri dhe pavarësi”, tha ai.

Lidhur me paralajmërimin e protestave nga veterantët ai tha se këto cështje qeveria nuk ka nevojë që me kaq zell ta kaloj këtë ligj diskriminues që po tenton ta zhduk dialogu social.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.