​Pas Realit, edhe Barcelona pëson disfatë të papritur

​Pas Realit, edhe Barcelona pëson disfatë të papritur

Barcelona ka pësuar disfatë të pa pritur nga Getafe në udhëtim me rezultat minimal 1-0, raporton KosovaPress.

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman hyri në lojë me një formacion sulmues, të udhëhequr nga dyshja Antoine Griezmann dhe Lionel Messi, por që kjo nuk rezultoi e suksesshme përballë një skuadre si Getafe.


Vendasit e gjetën golin e epërsisë në minutën e 56’, kur Mata realizoi nga pika e bardhë.

Pas këtij goli, loja i tako Barcelonës, por që assesi  nuk arritën të gjenin rrugën e golit të barazimit dhe u larguan nga Getafe pas asnjë pikë.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona ka vetëm shtatë pikë të mbledhura, me dy fitore, një barazim dhe një humbje në edicionin e ri 2020/21.

Lexo edhe

Video

error: