​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Sot dita do të karakterizohet me mot të nxehtë. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius.


Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikojë te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.

Lexo edhe

Video