​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor.


Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 9:00-17:00 të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Lexo edhe

Video

error: