​Paralajmërimet e SBAShK-ut për greva, sot merret vendimi

​Paralajmërimet e SBAShK-ut për greva, sot merret vendimi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës pati paralajmëruar greva nga 20 prilli, në rast se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kërkesat e saj. Porse, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për KosovaPress se sot do të takohet me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për të vendosur për hapat e ardhshëm.


SBAShK-u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

Javën që shkoi kryeministri Albin Kurti ka prezantuar masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat dhe publik me nga 100 euro për muajin prill.

Lexo edhe

Video