​Paqja Studentore kërkon nga rektori i UP-së që të sigurojë gjësendet e studentëve në konvikte

​Paqja Studentore kërkon nga rektori i UP-së që të sigurojë gjësendet e studentëve në konvikte

Pas kërkesës drejtuar Qendrës së Studentëve, Paqja Studentore po vazhdon të interesohet për gjësendet e studentëve në konvikte, duke i kërkuar kështu rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, që ta kontakojë drejtorin e konvikteve në lidhje me sigurinë e gjërave të studentëve,


“Duke e ditur që banorët e këtyre konvikteve janë studentë të universitetit të cilin e drejtoni, kërkojmë nga ju që ta kontaktoni zyrtarisht drejtorin e Qendrës dhe të kërkoni përkujdesje për gjësendet e studentëve nga ana e institucionit që ky i fundit drejton, si dhe së bashku të gjeni një zgjidhje që studentët të mund t’i marrin librat dhe gjërat e tjera, të cilat janë mëse të domosdoshme për ta”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kjo kërkesë erdhi si rezultat i ankesave të vazhdueshme që Paqja Studentore i ka pranuar nga studentët, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e gjërave të tyre pas shndërrimit të konvikteve në karantinë.

Lexo edhe

error: