​Pakënaqësitë me paga dhe shtesat, sindikata e policisë me peticion

​Pakënaqësitë me paga dhe shtesat, sindikata e policisë me peticion

Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, përmes së cilit kërkohet përmirësimi i kushteve të punonjësve të këtij institucioni. Në këtë peticion përmendet Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesat për punë të veçantë, klasifikimi me koeficient për stafin civil e shumë kërkesa të tjera, raporton KosovaPress.

Në peticionin që u është dërguar policëve të Kosovës, kërkohet nënshkrimi nga të gjithë ata që kërkojnë sigurimin shëndetësor dhe Ligjin për Pensionim në Policinë e Kosovës.


Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ditë më parë, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri në një intervistë për KosovaPress deklaroi se muaji maj është mundësia e fundit që qeveria të reagojë në lidhje me shtesën e rrezikshmërisë si e drejtë elementare dhe e merituar.

Nga mosplotësimi i kushteve për Policinë e Kosovës, Zeqiri tha se numër i madh i pjesëtarëve kanë filluar të japin dorëheqje, me ç’rast thotë se ky fenomen duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.

Lexo edhe

Video