Kanë përfunduar 45 minutat e dy ndeshjeve të grupit C të Kupës së Botës, ku po ballafaqohen Arabia Saudite me Meksikën dhe Argjentina me Poloninë.
Argjentinasi e dominuan sfidën me polakët,, por asnjë gol nuk u realizua, edhe pse Lionel Messi pati një mundësi të artë për të shënuar gol në minutën e 38’, por e humbi penalltinë, raporton KosovaPress.
Pa gola është mbyllur edhe pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Arabisë Saudite dhe Meksikës.
Me rezultatet e barabarta, tutje do të vazhdonin Polonia dhe Argjentina.