​Osmani: Qytetarët duan zgjidhjen e problemeve, serbët të lodhur nga presioni i Beogradit

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Betim Osmani, ka folur lidhur me kandidimin e tij dhe arsyen pse qytetarët duhet t’ia japin votën në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në veri.

Ai, gjatë një interviste për KosovaPress, ka përmendur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e veriut të Mitrovicës, siç janë përmbytjet nga vërshimet e fundit, çështja e ujit të pijshëm, kthimi i shqiptarëve në atë pjesë, çështja e sigurisë etj., për të cilat tha se janë emergjente dhe duan zgjidhje të menjëhershme.

Osmanideklaruar se gjendja e sigurisë nuk është e keqe, andaj ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se disponimi i qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje është në nivel.

Ai potencoi se nuk do të ketë incidente, ndërsa tha se serbët e këtushëm janë lodhur tashmë nga presioni i Serbisë dhe Listës Serbe për të mos lejuar integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.


Osmani ka apeluar tek qytetarët që të dielën të dalin në numër sa më të madh për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.

Ai premtoi gjithashtu se do të jetë kryetar shumë më i mirë për qytetarët sesa dy paraardhësit e tij të mëparshëm.

“Të gjithë qytetarëve të veriut ju bëj thirrje që të dalin në zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për përfaqësim… Do të jem përfaqësimi i tyre më i mirë, dhe ju garantoj se do të jem shumë më i mirë sesa dy kryetarët që i kemi pasur deri tani në Mitrovicën e Veriut’, tha Osmani.

Përpos Osmanit, për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore garojnë edhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18,118 qytetarë. 

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.