​Osmani për aksidentin në Kroaci: Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe

​Osmani për aksidentin në Kroaci: Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe

Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci në mëngjesin e së dielës ku u përshi autobusi nga Kosova e që dyshohet për vdekjen e dhjetë personave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe autoritetet kroate.

Ajo shkruan se me zemër e me shpirt janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.


“Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar.  Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!”, ka shkruar Osmani.

Osmani thotë edhe se shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjarëve që humben jetën sikurse edhe të të lënduarve.

“Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik”, ka shkruar ndër tjera Osmani.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] ​Osmani për aksidentin në Kroaci: Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madh ​Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur ​Kurti: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci Pas aksidentit tragjik, ministri i jashtëm kroat telefonon Donika Gërvallën ​Aksident më të vdekur në Kroaci, flasin nga kompania “Deva Tours” Konjufca për aksidentin tragjik në Kroaci: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve ​Kryeministri i Kroacisë: Jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës […]

  • […] Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci e pranon që për një moment e kishte zënë gjumi ​Deputetja shqiptare në Kroaci flet për KosovaPress: Dyshohet se shoferi i autobusit ishte në gjumë ​Osmani për aksidentin në Kroaci: Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe […]

Komentet janë të mbyllura.

error: