Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë.
Ajo ka shprehur gatishmwrinw e Republikws sw Kosovws pwr tw ofruar ndihmwn e nevojshme pwr popullin e Turqisw, edhe nwpwrmjet Forcws sw Sigurisw sw Kosovws (FSK).
“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar presidentja Osmani.
Sot në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, duke lënë qindra të vdekur e qindra të plagosur.