​Osmani në Kullën e Ilaz Kodrës: Ishte ndër luftëtarët e parë të lirisë, sakrifica e tij nuk do të harrohet

Osmani në Kullën e Ilaz Kodrës: Ishte ndër luftëtarët e parë të lirisë, sakrifica e tij nuk do të harrohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Kullën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ilaz Kodra në 22 vjetorin e rënies së tij.

E para e shtetit tha se Ilaz Kodra ishte njëri ndër luftëtarët e parë të lirisë dhe dora e djathtë e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kulla e tij, sipas Osmanit është qëndresë e Shqiptarëve për liri dhe pavarësi.


“Sot në 22 vjetorin e rënies heroike së bashku me kryetarin Jashari dhe familjarët nderuam heroin e Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ishte ndër luftëtarët e parë të lirisë, ishte ndër luftëtarët më të hershëm dhe dora e djathtë e Adem Jasharit, komandantit legjendar, me të cilin e dhanë këmbanët e lirisë bashkërisht dhe qysh në vitet e hershme të 90-ta organizuan rezistencën tonë për liri, për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Por mbi të gjitha u bënë mburojë e popullatës civile shqiptare, e cila sulmohej nga regjimi gjenocidal. Pikërisht kështu ra heroikisht Ilaz Kodra duke i mbrojtur të pambrojturit, civilët dhe martirët. Ai e dëshmoi gjatë rënies së tij se sa i lartë ishte çmimi i lirisë që e gëzojmë. Jemi krenar për veprën dhe shembullin e tij. Sakrifica e tij nuk do të harrohet. Kjo kullë nuk është vetëm simbol i qëndresës së tij, por edhe i qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësi të vendit tonë”, tha ai.

Pjesë e kësaj vizitë ishte edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se Ilaz Kodra ishte një kryevepër, fjalë pak e me shumë punë.

“Çkado që mund të flasim për Ilazin mund te harrojmë diçka dhe mund të lëndohemi edhe ne vet. Ai ishte një kryevepër, fjalë pak, por shumë punë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: