​Osmani: Heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë

​Osmani: Heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 25- vjetorin e rënies së tij.

Osmani shkroi se heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë dhe i japin kuptim paqes, duke u bërë frymëzim për brezat se si duhet atdheu.


“Luani dhe familja e tij u dëshmuan me angazhimin e tyre duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim. Emri i tij personifikon guximin dhe trimin me kauzë, i cili nuk kthehet mbrapshtë, duke u bërë theror për lirinë e popullit të vet. Heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë dhe i japin kuptim paqes, duke u bërë frymëzim për brezat se si duhet atdheu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani për heroin Luan Haradinaj.

Luan Haradinaj ra heroikisht në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Beteja disa orëshe me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Lexo edhe

Video