Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Opozita kritikon, por analistët arsyetojnë Kurtin për mungesë të vendimmarrjes

​Opozita kritikon, por analistët arsyetojnë Kurtin për mungesë të vendimmarrjes

Qeverisë Kurti iu deshën 22 ditë për të marrë një sërë vendimesh në ekzekutiv. Vonesat në vendimmarrje të kryeministrit Kurti po kritikohen nga opozitarët, ndërsa po arsyetohen nga njohësit politikë. Përveç vendimit për marrjen e masave restriktive për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Kurti deri në mbledhjen e sotme nuk kishte marrë ndonjë vendim.

Ndërkohë, të martën miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe plotësim-ndryshimet e projektligjit për kodin e procedurës penale. Megjithëkëtë, opozita e sheh shqetësuese edhe vonesat në hartimin dhe publikimit të programit qeverisë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra thotë për KosovaPress se qeveria Kurti nuk po ofron zgjidhje kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Po e them që është shqetësuese sepse qeveria duke mos iu dhënë zgjidhje kërkesave dhe nevojave të qytetarëve t’i izolojë në tërësi. Ju keni pa që vetëm gjatë vikendit 48 mijë qytetarë kanë kaluar vikendin në Shqipëri, ata janë kthyer në Kosovë, qeveria nuk është treguar e aftë dhe zonja që gjatë këtij tre javori të ofrojë ide konkrete që si të dalim nga kjo zgjidhje. Unë e kuptoj që është vetëm fillimi, por kur brenda tri jave nuk ka asnjë reflektim të vetëm, natyrisht që është shqetësim për qytetarët e Kosovës”, thotë ajo.

Mungesën e vendimeve të mëdha në këto tri javë, e arsyeton njohësi politik, Rasim Alija, i cili thotë për KosovaPress se ende është herët për ta vlerësuar çfarëdo vendimi dhe mos angazhimi të kryeministrit Kurti.

“Pritjet në qeverinë Kurti kanë qenë të mëdha, nga ata që e kanë votuar dhe vetë opozita. Besa kjo ka ardhur edhe si vet narracioni i zotëri Kurtit. E dyta, është ende herët që të shohim vendime të tilla të mëdha për formën si i pret elektorati dhe vet opozita karshi qeverisë Kurti. Është java e tretë që janë krijuar institucionet e vendit dhe në këtë kuadër ende ka kohë për të parë cilësinë e vendit, jo sasinë, por cilësinë e vendimeve të qeverisë Kurti. Pritjet janë shumë të mëdha karshi qeverisë Kurti. E treta ka të bëjë me këtë pjesën tjetër që qeveria Kurti është prej të rrallave qeveri pas luftës që ka arritur të konsumojë përnjëherë këtë fazën e krijimit të institucioneve, nuk ka pas vonesa. Pa çka për qeverisjet e tjera krijimi i institucioneve ka marrë tre ose katër muaj. Është kompensim i kohës nga qeverisja Kurti dhe është ende herët të vlerësojmë çfarëdo vendimi dhe mos pune nga Kurti”, tha ai.


Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se në mbledhjen e sotme qeveritare janë marrë vendime të rëndësishme dhe të tilla do të ketë gjatë tërë mandatit katërvjeçar.

“Sot jemi në ditën e 22 të qeverisë, sapo kemi përfunduar mbledhjen e gjashtë të saj ku morëm disa vendime të rëndësishme vlerësoj. Si këto vendime do të ketë edhe në ditët në vazhdim gjatë mandatit katërvjeçar”, tha ai.

Kritika qeverisë Kurti, deputetja opozitare Deliu-Kodra adresoi edhe për mungesën e një plani qeverisës dhe publikimit të tij. Sipas saj, si pasojë e kësaj edhe puna e Kuvendit të Kosovës nuk po mund të jetë funksionale.

“Po hyjmë pothuajse në muajin e parë që kemi konstituar Kuvendin dhe është formuar qeveria. Kjo vonesë është e pakuptimtë sepse ne kemi pa vetëm një rezyme të zotëri Kurtit në Kuvend, por ende nuk kemi pa program qeverisës. Si pasojë e kësaj edhe puna e parlamentit nuk ka mundur të jetë funksionale”, thotë ajo.

Kryeministri Kurti bashkë me ministrat e tij mori detyrën më 23 mars, një ditë pasi mori votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: