​Olaf Scholz konfirmohet si kancelar i Gjermanisë

​Olaf Scholz konfirmohet si kancelar i Gjermanisë

Olaf Scholz do të pasojë Angela Merkelin si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, pasi fitoi 395 nga 707 votat në Bundestag.

Socialdemokratët e tij (SPD), së bashku me të gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro biznesit (FDP), kanë 416 vende në parlamentin e ri me 736 vende.


Scholz kishte nevojë për një shumicë prej 369 votash.

Socialdemokrati, i cili shërbeu si zëvendës i Merkelit dhe ministër i Financave në koalicionin e madh në largim, tani pritet në Pallatin Bellevue, ku presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do ta emërojë zyrtarisht atë.

Kabineti i tij i qendrës së majtë, i përbërë nga tetë ministra dhe tetë ministre, do të jetë koalicioni i parë i këtij lloji në nivel federal në Gjermani.

Lexo edhe

Video