​OEK: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtorë në këtë kohë

​OEK: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtorë në këtë kohë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi thekson se të gjithë indikatorët tregojnë se gjendja e bizneseve është  përmirësuar pas një viti ballafaqimi me pandeminë Covid-19.

Rukiqi gjatë prezantimit të indikatorëve matës me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021, ka thënë po ashtu se rreth 61 përqind e bizneseve kanë vlerësuar se situata e tyre binzesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet.


Sipas Rukqiti shqetësuese  mbetet konkurrenca jo lojaje dhe mungesa e punëtorëve në këtë kohë.

“Problematike mbetet mungesa e punëtorëve, në numër po ashtu edhe të kualifikuar”, theksoi ai.

Kryetari Rukiqi përmendi se në shtator pritet të shtohen aktivitetet në masë më të madhe nga Oda, ku pritet që në fund të shtatorit të mbahet edhe një panair me biznese, pas shumë kohe me pandemi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: