​OBSH: Shumë herët për të parashikuar fundin e epidemisë nga koronavirusi

​OBSH: Shumë herët për të parashikuar fundin e epidemisë nga koronavirusi

Është ende shumë herët për të parashikuar një fund të epidemisë së shkaktuar nga një koronavirus i shfaqur në Kinë, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Mendoj se sot është shumë herët që të përpiqemi të parashikojmë fillimin, mesin apo fundin e kësaj epidemie”, deklaroi për shtypin, Michael Ryan, shefi i departamentit i urgjencave sanitare të OBSH-së.


Disa qindra shkencëtarë nga mbarë bota filluan dje në Gjenevë një takim, i destinuar për intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar koronavirusin e ri, cilësuar si një kërcënim i rëndë për botën nga OBSH-ja.

“Me 99% të rasteve në Kinë, kjo mbetet një urgjencë e madhe për këtë vend, por kjo përbën gjithashtu një kërcënim shumë të rëndë për mbarë botën”, deklaroi shefi i Organizatës Botërore i Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në hapje të kësaj konference.

Rreth 400 shkencëtarë do të diskutojnë këto dy ditë mbi mënyrat për të luftuar epideminë duke u përqendruar në transmetimin e saj dhe trajtimet e mundshme./ATSH/

Lexo edhe

Loading...
error: