​OBSh e shqetësuar për rënien e numrit të testeve të koronavirusit

​OBSh e shqetësuar për rënien e numrit të testeve të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka shprehur shqetësimin lidhur me rënien e numrit të testeve të koronavirusit.

Shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se organizata po merr gjithnjë e më pak informacion lidhur me infeksionet dhe sekuencat gjenetike të viruseve të zbuluara.

“Kjo na bën gjithnjë e më të verbër ndaj modeleve të transmetimit dhe evolucionit të virusit”, tha Tedros, raporton atsh.


“Por ky… virus nuk do të zhduket vetëm sepse vendet ndalojnë kërkimet. Ai vazhdon të përhapet, të ndryshojë dhe po vret ende”, tha Tedros.

Ai tha se kërcënimi, si rezultat i një varianti të ri të rrezikshëm të virusit, vazhdon të jetë real.

“Javën e kaluar, OBSH-ja raportoi mbi 15 mijë vdekje për shkak të infeksionit me koronavirus”, tha Tedros derisa shtoi se ky ishte numri më i ulët vdekjeve që nga marsi 2020.

Lexo edhe

Video