​OAK: 100 euro të jepen në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

​OAK: 100 euro të jepen në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja në kuadër të Pakos Emergjente, e cila ka për qëllim shtimin e mbështetjes për qytetarët.

OAK propozon që vlera e prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në shumën prej 100 euro për të gjitha kategoritë të jepet në formën e kuponave – bonave dhe të njëjtat të shfrytëzohen për blerje të produkteve vendore ne markete.

“Kështu do të kontribuohet në mënyrë zinxhirore duke i dhënë një përkrahje prodhuesve vendor dhe ruajtjen e rritjen e të punësuarve duke e marrë parasysh gjendjen shumë të rëndë në punësim dhe kërkesa për tu larguar nga vendi. OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merret parasysh ky  rekomandim, në mënyrë që të tejkalohet më lehtë situata e krijuar dhe të ndihmohet ekonomia e vendit nga një kolaps potencial duke i parë çdo ditë vështirësitë që po i hasin bizneset nga situata e krijuar në botë”, thuhet në një komunikatë për media të OAK-së.


Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat dhe publik me nga 100 euro për muajin prill.

Pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro duke përfshirë këtu të gjithë personat që marrin pension bazik, pension kontributpagues, pension për personat me aftësi të kufizuara dhe pension të veteranit. Do të mbështeten në shumën prej 100 euro rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe rreth 80 mijë zyrtarë publikë, ndërsa do të shpërndahen 40 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë implementimi i së cilës veçse ka filluar.

Poashtu në kuadër të kësaj pako emergjente sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë studentët do të mbështeteten në shumën prej 100 euro (rreth 80 mijë studentë). Kostoja totale e proklamuar për këto masa është mbi 100 milionë euro.

Sipas Qeverisë, kjo pako do të aplikohet gjatë muajit Prill dhe nga e njëjta do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht çdo familje e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] Qeveria mbështet me nga 100 euro pensionistët, studentët, punëtorët në sektorin privat dhe publik ​OAK: 100 euro të jepen në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore […]

  • […] Guvernatori i BQK-së e sheh të vështirë ndërhyrjen në parandalimin e inflacionit ​BQK: Rritja ekonomike vlerësohet të jetë 10.5 përqind Kërkohet rishikimi i buxhetit, BQK: Ekonomia e Kosovës ndien krizën me rritjen e çmimeve ​OAK: 100 euro të jepen në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore […]

Komentet janë të mbyllura.