​Nxënësit kapen me thika në shkollë, arrestohen

​Nxënësit kapen me thika në shkollë, arrestohen

Policia në Gjakovë ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, prej të cilëve dy të mitur, nxënës të shkollës.

Kjo pasi që gjatë kontrollit të tyre nga sigurimi i shkollës, u janë gjetur dhe konfiskuar tri thika.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” në të cilën rrugë janë të vendosura disa shkolla të mesme. Por, policia nuk ka treguar se për nxënësit e cilës shkollë bëhet fjalë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Lexo edhe

Video